Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar, dhe udhëzimin nr. 3, datë 7.2.2025 “Për marrjen në punë të punonjësve me kohë të pjesshme, në qendrat e formimit profesional publik dhe shkollat e mesme profesionale”,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Profesionale “Kolë Margjini” Shkodër, ju njofton krijimin e 2 (dy) vendeve të lirë për pozicionet:
- Mësues të formimit teorik dhe praktik, drejtimi ndërmjetësues të pasurive të paluajtshme, pas të mesëm, 2-vjeçar, me kohë të pjesshme/ 14 orë në javë) 1 (një) person, (Ekonomik)
- Mësues të formimit teorik dhe praktik, drejtimi ndërmjetësues të pasurive të paluajtshme, pas të mesëm, 2-vjeçar, me kohë të pjesshme/ 14 orë në javë) 1 (një) person, (Inxhinier).
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2656