AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK VLORË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë, ju njofton plotësimin e vendeve të lirë për pozicionet:

  • 1 (një) Instruktor të praktikës profesionale në kursin “Kujdestar Fëmijësh”, shpallur nga ARPA me Nr. 2237 Prot. datë 02.09.2026.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fituese znj. Fatbardha Mahilaj (Godaj).

  • 1 (një) Instruktor të praktikës profesionale në kursin “Asistencë e Kujdesit Afatgjatë”, shpallur nga ARPA me Nr. 2237 Prot. datë 02.09.2026.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fituese znj. Edlira Delaj.