ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës 24, të
Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e
ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Zyrës
së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:

  • 2 (dy) Ndihmësinspektor, Njësia e Ndihmësinspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës II-1.

❖ Ngritje në detyrë:

  • Ornela Basha

❖ Pranim nga jashtë shërbimit civil:

  1. Adriatik Paci
  2. Elvira Kaloshi
  3. Enxhi Musa
  4. Hilda Berisha
  5. Mirlind Polovina

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 14.10.2026, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së
Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 14.10.2026, ora 11:00, në ambientet e
Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë
Tereza”, Tiranë.