Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, të
Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore
e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të
kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta
të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionet:
• 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll), në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë e
Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës
IV–1.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Gjylyzare Dashaj
- Oela Cenko
- Rigels Maili
- Romendi Hida
- Romina Tafaj
- Sara Dakli
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 15.10.2026, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”,
Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 15.10.2026, ora 12:30 në ambientet e
Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë
Tereza”, Tiranë.