INSTITUTI I STATISTIKAVE, SHPALLJE FITUESI

Instituti i Statistikave, në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i
ndryshuar, si dhe të kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,
në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionin:
Kodi 300 – Specialist në Sektorin Sintezë të Llogarive Kombëtare, Drejtoria e Llogarive
Kombëtare– klasa e pagës IV-1.
Kandidatët fitues janë:

  1. Kejsi Arapi – 84 pikë
  2. Angela Jazenxhiu – 71 pikë

 

Kodi 302_Përgjegjës në Sektorin e Çmimeve (Bujqësi, Industri, Shërbimeve), Drejtoria e
Statistikave Sektoriale, klasa e pages III-1.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut III,
të vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave, në
përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë njofton se kandidati fitues është:

  1. Hener Kallashi – 89 pikë