ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim njofton se, për pozicionet:

  • 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll), në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës IV–1.

 

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

  • Ermira Koçi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 23.09.2026 ora 12:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Godina nr. 13, Tiranë.