AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE FIER, VEND I LIRË PUNE

Në zbatim të Ligjit nr. 7961, atë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 ”Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr 164, datë 5.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr. 1098 prot, datë 10.09.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier, protokolluar në AKPA me nr. 2372 prot, datë 14.09.2026, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agiencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Fier, brenda datës 22.09.2026, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  • Specialist në Sektorin e Programeve Aktive dhe Pasive të Tregut të Punës, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).

 

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2372.1