Në zbatim të nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesme drejtuese, ju njofton se, për pozicionin:
- Shef Sektori në Sektorin e TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës III-1;
Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është si më poshtë vijon:
1. Zonja Adela Preçi
2. Zoti Alfred Çerepi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 29.09.2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 30.09.2026 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.