KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të neneve 21,25, 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për procedurën e konkurrimit në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesme drejtuese, ju njofton se, për pozicionin:

  • Këshilltar Ligjor, në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës II-1;

Lista përfundimtare e kandidatëve fitues është si më poshtë vijon:

1. Z. Albion Salaj

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, në pikën 18/1 të Kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për procedurën e konkurrimit në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin:

  • Specialist i Integrimit Evropian dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Njësinë e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore, Integrimit Evropian dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria e pagës IV-1.

Lista përfundimtare e kandidatëve fitues është si më poshtë vijon:

1. Zonja Iden Nimet Rustemaj