AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, SHKOLLA MEKANIKE BUJQËSORE “HASAN D. GINA” LUSHNJË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla Mekanike Bujqësore “Hasan D. Gina” Lushnjë, ju njofton se procedura për plotësimin e vendit të lirë për pozicionin:

  • Mësues i teorisë profesionale, Drejtimi TIK – me kohë të plotë, me afat të përcaktuar deri më datë 01.03.2027, (për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së punonjëses së emëruar në këtë pozicion), është mbyllur pa fitues.