AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, SHKOLLA PROFESIONALE “BEQIR ÇELA” DURRËS, VENDE TË LIRË PUNE

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Ofruesi i AFP-së, Shkolla Profesionale “Beqir Çela” Durrës, ju njofton krijimin e vendeve të lirë të punës për pozicionet:

  • Mësimdhënës të teorisë profesionale në drejtimin TIK-1 (një) mësues zëvendësues (raport mjeko-ligjor).
  • Mësimdhënës teorik- praktikë profesionale në drejtimin Elektronikë-1 (një) mësues me orë.
  • Mësimdhënës të praktikës profesionale në drejtimin Elektronikë-1 (një) mësues (me kontratë deri në përfundim të vitit shkollor 2026-2027).

 

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2448 2449 2450