Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018,
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit/Joprodhuese, rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.
Procedura e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojë me kandidaturën e paraqitur për plotësimin me “Ngritje në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil”. Kandidati që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Ngritje në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil” për pozicionin e mësipërm është:
Znj. Mirgena Aleksi
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 05.10.2026, në orën 10.00 në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës.