KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në pikën 13, të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, ju njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Këshilltar Ligjor – Njësia e Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria e pagës II-1;

Lista paraprake e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është si më poshtë vijon:

1. Albion Salaj

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në pikat 7, 8 dhe 9, të Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe i trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin;

  • Specialist, në Sektorin e Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Publikun, Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1;

Janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit kandidatët si më poshtë;

1. Iden Nimet Rustemaj

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në pikën 13, të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, ju njofton se, për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Integrimit Evropian dhe Marrëdhënieve me Publikun – Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore, Integrimit Evropian dhe Marrëdhënieve me Publikun, kategoria e pagës III-1

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në pikat 7, 8 dhe 9, të Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe i trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin;

  • Specialist Trajnimesh, në Njësinë e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1;

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit.