Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi publik i AFP-së, Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Dibër, ju njofton krijimin e vendeve të lirë për pozicionet:
- Mësimdhënës të praktikës profesionale, Drejtimi Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, 2 (dy mësimdhënës) në shkollën Bulqizë, me kohë të pjesshme (14 orë/javë)
- Mësimdhënës të praktikës profesionale, Drejtimi Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, 1 (një mësimdhënës) në shkollën Peshkopi, me kohë të pjesshme (14 orë/javë)
- Mësimdhënës të teorisë profesionale, Drejtimi Ekonomi Biznes, 1 (një mësimdhënës) në shkollën Peshkopi, me kohë të pjesshme (10 orë/javë)
- Mësues i teorisë dhe praktikës profesionale me kohë të plotë, Drejtimi Hoteleri-Turizëm, 1 (një mësimdhënës).
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2206 2207 2205 2204