KËSHILLI I QARKUT ELBASAN, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të Ligjit Nr.152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe Kreut III, pika 43 të VKM Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar; Drejtoria e Financë/Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kritereve specifike të shpallura në shpalljen për konkurim për proçedurën pranim në shërbimin civil, për pozicionin, Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Elbasan, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është;

1. Marsida Tervoli

Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 08.09.2026, ora 11.00 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Elbasan.

Nëqoftë se kandidati kualifikohet për fazën e testimit me shkrim, ai vahdon fazën tjetër të konkurimit, intervistën e strukturuar me gojë, e cila do të zhvillohet më datë 09.09.2026, ora 11.00 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Elbasan.