Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Shkolla Mekanike Bujqësore “Hasan Gina” Lushnje, ju njofton krijimin e vendit të lirë për pozicionin:
- Mësues i teorisë profesionale, Drejtimi TIK, me kohë të plotë, me afat të përcaktuar, deri më datë 01.03.2027 (për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së punonjëses së emëruar në këtë pozicion).
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR: 2157