BASHKIA PUKË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të VKM nr.118, datë 05.03.2014, “Për Procedurat e Emërimit, Rekrutimit, Menaxhimit dhe Përfundimit të Marrëdhënies në Shërbimin Civil të Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe të Anëtarëve të TND-së”, për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë është:

1. Znj. Ana Shurdha

Testimi me shkrim do të zhvillohet me datën 18.08.2026 ora 10.00, në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).

Për sa më sipër njoftohet kandidati i kualifikuar të respektojnë datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim.