BASHKIA HIMARË, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Përgjegjës sektori, në sektorin e administrimit dhe kontrollit të aseteve, në drejtorinë e financës, planifikimit të buxhetit dhe menaxhimit të aseteve

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore, informacionit dhe shërbimeve digjitale, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:

1. Irina Bejto

A. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 24.08.2026 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.