KONTROLLI I LARTË I SHTETIT- VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për vendin e lirë të shpallur

“Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Kompjuterike/Shkenca Inxhinierike në fushën e Teknologjisë së Informacionit, të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 79, datë 07.07.2026, konstaton se nuk është paraqitur asnjë aplikim, si rezultat procedura mbyllet.