Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 64, datë 02.06.2026,
VENDOSI:
Për vendet e lira të shpallura përkatësisht për:- 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, të shpallë fitues kandidatin:
Reidi Lala
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Drejtorinë e Sigurisë, Etikës dhe Integritetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, të shpallë fitues kandidatin:
Dritan Loli