BASHKIA KAMEZ, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 23 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si VKM-në nr. 243, date 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin ne kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljet për konkurrim, njofton se per pozicionin 1 (një) Pozicion, Specialist në Sektorin e Investimeve & Monitorimit të Infrastrukturës, pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve, Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, është:

– Shpresime Gjorllaku

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamëz në datën 30.07.2026, ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me goje e cila do te zhvillohet me datë 03.08.2026, ora 10.00.

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim njofton se për pozicionin:

Përgjegjës i sektorit të Liçencave të Transportit pranë Drejtorisë së Liçenacave dhe Transportit. Kategoria e pagës III-2.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është

– Z. Klevis Hysa

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamëz në datën 30.07.2026 ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë e cila do te zhvillohet me datë 03.08.2026, ora 10.00.