Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të
Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të
verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
- Specialist në Sektorin e Administrimit të Sistemeve TI dhe Sigurisë Kibernetike,
Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë së
Informacionit dhe Mbledhjes së të Dhënave – kategoria IV-1,
kandidati i kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, është:
Silvana Pasha
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 29.07.2026, ora 11: 00, në ambientet e Institutit të Statistikave.