Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedurës të ngritjes në detyrë, për pozicionin;:
– Drejtor, Drejtoria e Informacionit
janë:
1. Znj. Adela Toporja
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
– mjediset e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
– datën: 23.7.2026;
– ora: 10.00