Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhë të Huaja, kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Paola Shtëmbari
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 17.07.2026 ora 12:00, në ambientet e KLSH-së.
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/ Gjeodezi/ Hidroteknikë/ Gjeologji/ Arkitekturë, kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Jurist /Auditues i Parë” në Drejtorinë Juridike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Oneda Skënderi
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 17.07.2026 ora 12:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimi Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 65, datë 02.06.2026 për:
– 1 (një) vend vakant në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, – të diplomuar jo më poshtë se niveli Mastër Shkencor;
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidati:
Laura Lila
Testimi me shkrim për kë pozicion pune do të zhvillohet më datë 13.07.2026, ora 14:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë 17.07.2026, ora 12:30, në ambientet e KLSH-së