KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, ju dërgojmë njoftimin për shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, pas afatit të ankimimit, për 1 (një) vend të lirë, sipas procedurës së emërimit në shërbimin civil, në pozicionin Specialist i Administrimit Gjyqësor, Standardeve dhe Performancës (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (bashkëlidhur lista dhe njoftimi për vazhdimin e konkurrimit).

Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumenatcionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidati që plotëson kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin:

  • Specialist i Administrimit Gjyqësor, Standardeve dhe Performancës, është si më poshtë vijon:

1. Ilir Nikaj;

2. Kristi Petrela.

Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 08.07.2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.