AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE DIBËR, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës nr.450 prot, datë 03.06.2026 “Kërkesë për shpallje vendi të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Dibër, protokolluar në AKPA me nr. 1488 prot, datë 08.06.2026 dhe shkresës nr. 1488/1 prot, datë 11.06.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të  AKPA-s, ju njoftojmë se:

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, ju njofton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për pozicionin: Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Shërbimeve të Punësimit, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Dibër (vetëm për perudhën kohore të lejes së barrëlindjes të specialistit të emëruar për këtë pozicion) si më poshtë:

Znj. Jonida Kullani