Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës nr. 980/4 prot., datë 15.06.2026 “Kërkesë për shpallje vendi të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Durrës, protokolluar në AKPA me nr. 1565 prot, datë 16.06.2026, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Durrës, brenda datës 23.06.2026, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Specialist në Sektorin e Programeve Aktive dhe Pasive të Tregut të Punës në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Durrës.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1565.1