KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 56, datë 20.05.2026.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

Për 1 (një) vend në pozicionin “Jurist /Auditues i Parë” në Drejtorinë Juridike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Dritan Marku

2. Elona Fama

3. Florjan Allkja

4. Ilvana Dedja

5. Oneda Skënderi

 

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Albjon Kushova

2. Xheni Cane

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 02.07.2026, ora 12:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.