KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton se duke qenë se pozicioni i lirë i shpallur Specialist i Trajnimeve për Magjistratët dhe Administratën, (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet pranimit në shërbimin civil.

Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumenatcionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidati që plotëson kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist i Trajnimeve për Magjistratët dhe Administratën, është si më poshtë vijon:

1. Anisa Ilia;

2. Etmonda Hoxha;

3. Gledis Kanani;

4. Zana Murrizi.

Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 25.06.2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.