Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të procedurës së ankimimit, ju ridërgojmë njoftimin për shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, për 1 (një) vend të lirë, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në pozicionin Specialist i Burimeve Njerëzore, për Administratën (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, (bashkëlidhur lista dhe njoftimi).
Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumenatcionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidati që plotëson kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist i Burimeve Njerëzore për Administratën, është si më poshtë vijon:
– Bisina Palaj;
– Bruno Tetova;
– Etmonda Hoxha;
– Hermes Selgjeka;
– Neviana Mersi.
Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 10.06.2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.