Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës nr.281 prot, datë 25.05.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Berat, protokolluar në AKPA me nr. 1400 prot, datë 26.05.2026, shpall vendin e lirë të punës:
Pozicioni i Punës:
Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit, në Drejtorinë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Berat
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1400.1