KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendit të lirë në KLSH, për pozicionin vakant të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 41, datë 16.04.2026.

VENDOSI:

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit, procedura mbyllet pa fitues.

Ankesat për rezultatet të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.