AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK FIER, VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Fier, ju njofton krijimin e vendeve të lira për pozicionet me kohë të pjesshme:

  1. Instuktor i praktikës profesionale në kursin “Aftësi Digjitale”, në Berat -1 (një) person;
  2. Instuktor i praktikës profesionale në kursin “Anglisht”, në IEVP Fier -1 (një) person;

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1439