DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARKIVAVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të ligjit nr. 9154, date 06.11.2003 “Për Arkivat”, i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 26.12.2024 ‘’Për miratimin e rregullores ‘’Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të organeve që funksionojnë pranë saj’’, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, ‘‘Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë‘‘ i ndryshuar,
KONSTATOI;
Njësia e Burimeve Njerëzore ka zhvilluar procesin e verifikimit paraprak të dokumentacionit sipas shpalljes për konkurim të datës 19.05.2026, në puna.gov.al dhe në faqen zyrtare të DPA-së, për pozicionin Punonjës Arkive, klasa e pagës VI, me kontratë me afat të caktuar, deri më 31.12.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, kandidatët e mëposhtëm plotësojnë kriteret e përgjithshme për të vazhduar konkurimin për fazën e dytë të intervistës së strukturuar me gojë;
                                                            a)      Ajeta Maloku
                                                            b)      Valbona Shullazi
                                                            c)      Valentina Xhindi
Intervista e strukturuar me gojë për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 02.06.2026 ora 11:00 në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Shënim: Kandidatët ditën e intervistës duhet të kenë me vete një dokument identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë).