Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton se duke qenë se pozicioni i lirë i shpallur Specialist i Burimeve Njerëzore, për Administratën (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet pranimit në shërbimin civil.
Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumenatcionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidati që plotëson kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist i Burimeve Njerëzore për Administratën, është si më poshtë vijon:
1. Bisina Palaj;
2. Bruno Tetova;
3. Hermes Selgjeka;
4. Neviana Mersi.
Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 10.06.2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe
intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.