Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës, Specialist në Sektorin e Sekretariatit Teknik në Drejtorinë e Koordinimit dhe Administrimit të Burimeve Njerëzore të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi dhe intervistë e strukturuar me gojë, si më poshtë;
1. Adriana Duka
Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al
Në mbështetje të nenit 25, pikës 1, kreut V, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, për vendin e lirë të punës specialist në Sektorin e Protokollit dhe Arkivës në Drejtorinë e Koordinimit dhe Administrimit të Burimeve Njerëzore njësia përgjegjëse shpall listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës me gojë, si më poshtë;
1. Juneta Dumi
Për një informacion të mëtejshmëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.