KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 49, datë 30.04.2026.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

 

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i  Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

  1. Fjona Bilali
  2. Florens Çela
  3. Nurije Balla
  4. Samuel Hajdini

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 03.06.2026, ora 13:00 në ambientet e KLSH-së

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.