BASHKIA VORË- VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, VKM-së nr.242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në portalin Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për kategorinë si më poshtë:

Në kategorinë e mesme drejtuese:

Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit Ligjor dhe Prokurimit Publik

Në kategorinë e ulët drejtuese

Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit dhe Inspektimit të Pyjeve pranë Drejtorisë së Administrimit të Pronave, Kadastrës dhe Resurseve të Tokës

Përgjegjës në Sektorin e Kontrollit dhe Zhvillimit Territorial pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Administrimit Urban e Territorial

Përgjegjës në Sektorin e Strehimit pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Buxhetit, Strehimit dhe Performancës

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele në pozicionet e mësipërme.

Për sa më lart plotësimi i këtyre pozicioneve do të vazhdoj me procedurën e Ngritjes në Detyrë sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.