KONTROLLI I LARTË I SHTETIT-SHPALLJE FITUESI

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar testimin me shkrim për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 41, datë 16.04.2026.

KONSTATOI:

Për 1 (një) vend “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Akademinë e Forcave të Armatosura /Akademia e Sigurisë, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

  •      Panajot Dhima

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 01.06.2026 ora 14:45, në ambientet e KLSH-së.