Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 41, datë 16.04.2026.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
– Për 1 (një) vend ne pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Akademinë e Forcave të Armatosura /Akademinë e Sigurisë, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:
Panajot Dhima
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 25.05.2026, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.