Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018,
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin Inspektor forensics TIK në Drejtorine Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, rezulton se procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Në lidhje me pozicionin Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit/Joprodhuese, pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se procedura e konkurrimit do të vazhdojë me kandidaturën e paraqitur për plotësimin me “Lëvizje paralele”. Kandidati që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojë konkurrimin, me procedurën “Lëvizje paralele” për pozicionin e mësipërm është:
Z. Andi Meçi
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 25.05.2026, në orën 10.00 në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës.