BASHKIA VLORË, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 njofton se për plotësimin e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e ngritjes ne detyrë dhe pranim nga jashte sherbimit civil.

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 19.05.2026.

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 02.06.2026 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.