AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK FIER, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Qendra e Formimit Profesional Publik Fier, ju njofton plotësimin e vendeve të lirë për pozicionet:

  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Instalim dhe Mirëmbajtje e Rrjetit Elektrik” në Fier 1 (një) person.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fitues: Z. Mariglen Korçari. 

  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Kuzhinë” në Fier 1 (një) person.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fitues: Znj. Selvi Goga. 

  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Aftësi për Punësim” në IEVP Lushnje 1 (një) person.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fitues: Z. Olsian Kalaja. 

  • Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Parukeri” në Berat 1 (një) person.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fitues: Znj. Alketa Yzeiraj.