ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës II-1.

Për procedurën ngritje në detyrë:

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim

 

Për procedurën pranim nga jashtë shërbimit civil:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil është/janë:

  • Klemend Kajana

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 08.05.2026, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 08.05.2026, ora 11:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.