Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionet:
- 1 (një) Ndihmësinspektor, Njësia e Ndihmësinspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë- klasa e pagës-II-I
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil është/janë:
- Ngritje në detyrë:
- Ornela Basha
- Pranim nga jashtë shërbimit civil:
- Adriatik Paci
- Mirlind Polovina
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 07.05.2026, ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.05.2026, ora 11:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.