ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 17, të Kreut IV dhe pikës 14 të Kreut VIII të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 118, datë 05.03.2014,“Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në përfundim të procedurës së konkurrimit, ju njofton se për pozicionin si më poshtë:

  • 1 (një) Drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës I-4.

Kandidati fitues është:

1. Eljona Bylykbashi