Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, “Lëvizja paralele”, pikat 22, 25, 28 dhe 30, Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele i ngritur
me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm për konkursin në pozicionin “këshilltar” në Shërbimin e
Komisioneve Parlamentare, në përfundim të procedurës së vlerësimit të dokumentacionit të
dorëzuar nga kandidati dhe intervistës së strukturuar me gojë, e mbylli procedurën e lëvizjes
paralele pa kandidatë fitues.