Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III,
të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të ngritjes në detyrë, pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura
në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
1. Përgjegjës Sektori, Sektori i Arsimit Parauniversitar, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, në Bashkinë Lezhë – Kategoria III-3.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit të
kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe ngritjes në detyrë
dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e
mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.