AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE VLORË, VEND I LIRË PUNE

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës nr.366 prot., datë 08.04.2026 “Kërkesë për shpallje vendi të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Vlorë, protokolluar në AKPA me nr. 1002 prot, datë 10.04.2026, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Vlorë, brenda datës 21.04.2026, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  • Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Delvinë, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Vlorë.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1002.1