ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 10 dhe 11 të kreut VIII të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, në përfundim të afatit të ankimit për përmbushjen e kritereve specifike të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin si më poshtë:

• 1 (një) Drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Klasa e pagës I-4.

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

1. Eljona Bylykbashi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 27.04.2026, ora 10:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.04.2026 ora 13:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.